*JEPET ME QIRA – Apartament 2+1 | Shkolla e Bashkuar, Tiranë*
Jepet me qira apartament 2+1 me sipërfaqe 109 m², i pozicionuar në katin e 7-të të një pallati në zonën e Shkollës së Bashkuar, një nga zonat më të kërkuara të Tiranës për banim.
Apartamenti është i organizuar në një sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, një tualet dhe ballkon. Falë orientimit dhe pozicionimit, ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ambiente komode për jetesë.
Prona disponon vend parkimi të përfshirë në çmimin e qirasë, duke ofruar një avantazh të rëndësishëm për banorët e zonës.
Zona karakterizohet nga akses i shpejtë me qendrën e qytetit dhe afërsi me shkolla, kopshte, supermarkete, farmaci, transport publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë të rehatshme.
*Detaje të pronës:*
* Tipologjia: 2+1
* Sipërfaqe: 109 m²
* Kati: 7
* Vend parkimi i përfshirë
* Qira mujore: 70000 LEKE
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Cel. : 0697017101