Apartament 1+1 në shitje te Green Coast Village me pamje nga Deti Jon, një projekt modern që frymezon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti Green Coast po realizohet nga nje kompani e njohur për ndertimin e saj me cilësi të lartë. Janë përdorur materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit, si sistemi inovativ PlastBau, fabrika e pare ne Shqiperi per prodhimin e Plastbau, teknologji novatore, i cili siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, duke ofruar efikasitet energjetik dhe rehati maksimale për banorët. Green Coast është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme, të rrethuar nga bukuria natyrore dhe rehatia moderne. Projektuar nga studio prestigjioze EEA-Emre Arolat Architecture, çdo detaj në Green Coast është një dëshmi e përsosmërisë arkitekturore dhe respektit për natyrën.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndërtimi, 2 pishina të përbashkëta, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurtë etj.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 70.20 m2 + 25.19 m2 sipërfaqe e përbashket (95.39 m2 bruto) + 44.08 m2 verandë, kati i 2-të, me orientimin perëndim dhe me pamje të bukur nga deti. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti, depo 30.96 m2 dhe veranda. Apartamenti ndodhet 500m nga deti, largësi që i jep akses lëvizjes në këmbë.
Çmimi okazion 325.000 euro apartamenti + 25.000 euro parkimi + 40.000 euro depo.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026.
https://inf-93.com/property/3831/green-coast-village-palase-inf1702.html