Ofrohet për shitje një super apartament modern, shumë i vecantë me tipologji 3+1+2 tualete, i pozicionuar në një pallat të ri me 2 ashensorë, në zonën elitare të Rrugës së Kosovareve, shumë pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Ndodhet në një ndërtim cilësor, me standarde bashkëkohore dhe administrim të mirë. Zona është ndër më të kërkuarat në Tiranë, falë afërsisë me liqenin, gjelbërimit dhe aksesit të shpejtë me zonat kryesore si Blloku dhe Komuna e Parisit, ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.