Rreth kësaj prone
Shitet apartament 2+1, i pozicionuar në Rrugën Fadil Bodinaku, në zonën e Ish-Stacionit të Fundit të Tiranës së Re, pranë Urës së Nisharakut përballe Deliorgjit. Një zonë e konsoliduar dhe shumë e aksesueshme, me lidhje të shpejtë me akset kryesore të qytetit dhe shërbimet e përditshme. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati të ndërtuar në vitin 2005, me ashensor, dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Prona ka një sipërfaqe prej 77 m² neto dhe 86 m² bruto dhe organizohet në një ambient të bollshëm ndenjeje, kuzhinë, dy dhoma gjumi, tualet dhe 1 ballkon. Apartamenti është totalisht i restauruar, me punime të reja dhe materiale cilësore. Hapësirat janë të shtruara me parket, ndërsa orientimi Lindje / Veri-Perëndim mundëson ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës.
Karakteristikat e Pronës
- Ambjent ndenje dhe gatimi
- Dy dhoma gjumi
- Tualet
- Ballkon
- Siperfaqe 86 m2
- Kati i 5
- I shtruar me parket
- Dokumentacion te rregullt hipotekor
- Totalisht i restauruar