Ofrohet me qira një ambient zyre me sipërfaqe totale 250 m², i pozicionuar në zonën e Ish-Tregut Elektrik, një nga zonat me akses të mirë dhe të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit profesional. Prona ndodhet në katin e fundit dhe përbëhet nga dy ambiente të ndara, me sipërfaqe 200 m² dhe 50 m², duke ofruar fleksibilitet në organizimin e hapësirës sipas nevojave të biznesit. Një nga veçoritë kryesore është fasada e xhamit me pamje 360°, e cila mundëson ndriçim të bollshëm natyral dhe një ambient modern pune. Zyra disponon gjithashtu ashensor të dedikuar dhe sistem qendror për ngrohje dhe ftohje. Nje alternativë ideale për kompani që kërkojnë një hapësirë të bollshme, funksionale dhe me standard modern për zhvillimin e aktivitetit të tyre.