Ofrohet me qira apartament 2+1 në zonën e Saukut, afër rrethrrotullimit.
Apartamenti është 85 m², në katin e 3-të të një ndërtese të re me ashensor. Ka sallon të ndriçuar me kënd ndenjeje e tavolinë ngrënieje, kuzhinë të pajisur me furrë, pllakë dhe frigorifer, dy dhoma gjumi (një me krevat dopio dhe dollap, një me dy krevate teke), tualet me dush e lavatriçe dhe ballkon me pamje nga qyteti.
Komplet i mobiluar, gati për banim. I përshtatshëm për çifte dhe familje. Nuk pranohen kafshë shtëpiake.
Qiraja: 55.000 lekë/muaj.
Dardania Real Estate – 069 681 1562