Ofrohet për shitje një duplex modern në Rezidencën Picadilly, i organizuar në mënyrë funksionale në tre nivele, duke ofruar komoditet dhe privatësi të lartë.
Kati 0 përbëhet nga një ambient i bollshëm ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, tualet dhe dalje direkte në një oborr privat prej 95 m², ideal për relaks apo aktivitete familjare.
Kati i parë është i organizuar në dy dhoma gjumi, secila e pajisur me tualetin e saj, duke siguruar rehati dhe pavarësi për çdo anëtar të familjes.
Në katin -1, prona disponon 2 poste parkimi të dedikuara me çmim ekstra, të lidhura drejtpërdrejt me apartamentin përmes ashensorit, duke ofruar akses të lehtë dhe siguri.
Ky duplex është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një stil jetese modern, hapësira të bollshme dhe cilësi të lartë ndërtimi në një rezidencë të mirëadministruar.