Ofrohet për shitje një apartament qe mund te funksionoj si ambient biznesi me sipërfaqe totale prej 128 m², i pozicionuar në katin e parë të një ndërtese të re, shumë pranë rrugës Faik Konica, një ndër zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të shpejtë në Tiranë.
Ambienti ka pamje të drejtpërdrejtë nga rruga, çka siguron dukshmëri të lartë dhe akses të lehtë për klientët. Hyrja në ambient realizohet përmes hyrjes së përbashkët të pallatit.
Prona është e përshtatshme për aktivitete të ndryshme si:
Klinika mjekësore apo dentare
Zyrë konsulence apo avokatie
Qendër estetike
Studio arkitekture, dizajni apo trajnimi
Karakteristikat kryesore:
Ndërtim i ri, cilësi e lartë ndërtimi
Dritaret me ekspozim nga rruga
Hapësirë e bollshme dhe funksionale.
Një mundësi ideale për biznese që kërkojnë një hapësirë profesionale, moderne dhe me lokacion strategjik në kryeqytet.