Apartament 3+1+2 për shitje – Bulevardi i Ri
Ofrohet për shitje apartament i bollshëm dhe i mirëorganizuar, i tipologjisë 3+1+depo, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, tek Bulevardi i Ri.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 150.6 m² bruto dhe 131 m² neto, dhe ndodhet në katin e 2-të të një ndërtimi të ri, me standarde të larta ndërtimi dhe administrim të rregullt.
Organizimi përfshin:
* Sallon të madh dhe ambient gatimi
* 3 dhoma gjumi
* 2 tualete
* Depo
* 2 Ballkone
Apartamenti ofrohet i mobiluar, me një stil modern dhe funksional, duke e bërë gati për banim të menjëhershëm ose investim.
Zona karakterizohet nga akses i lehtë në rrugët kryesore, afërsi me institucione, shkolla, ambiente shërbimi dhe hapësira rekreative.
ID: 530361016-249