Apartament 2+1

  • 133.000€
Rruga "Hoxha Tahsim"

Details

  • Property ID: 9307
  • Price: 133.000€
  • Property Size: 110 m²
  • Rooms: 3
  • Bathrooms: 2
  • Property Type: Apartament
  • Property Status: shitje
  • Kati: 5
  • Mob / Tel: +355 69 62 81 433

Description

Shitet: Apartament cilësor & i bollshëm, tip 2+1, me ballkon, 2-banjo, koridor, sip.110m2, kati 5-të, pallat i ri, 7-katëshi vitit 2005në rrugën Hoxha Tahsim”, 300m nga “Pazari i Ri”/Sheshi “A.Rustemi” dhe nga Lana(Min.Jashtme) Tiranë.
Zona/Sheshi A.Rustemi“/Pazari Ri & Rr.”Hoxha Tahsim/ është një ndër zonat më kryesore dhe më të vjetra të Tiranës, e cila bën pjesë në zonën qëndrore të kryeqytetit dhe me mundësi aksesi dhe dalje në shumë drejtime si në këmbë ashtu edhe me mjete automobilistike. Tashmë, Pazari i Ri, i rikonstruktuar komplet është bërë jo vetëm si qendër/pikë tregtare për produkte ushqimore dhe fruta-perime, por edhe si destinacion turistik, i vizitushëm për qytetarë të huaj e vendas. Gjithashtu, në këtë zonë kanë marrë një zhvillim edhe shumë bar-kafe dhe restorante mjaft presitgjoze, zonë e qetë, e pastër,…etj. Një ndër rrugët kryesore që lidhet me Pazarin e Ri, është edhe rr.”Hoxha Tasim” dhe Rr.”Qemal Stafa”, të dominuar nga ndërtime ekzistuese, e cila lidhë këtë zonë me Unazën qëndrore drejtimi i malit të Dajtit/ Porcelanit etj.
Pallati ku gjendet Apartamenti në shitje” është i ri, 7-kate mbi tokë dhe një kat nëntoke, i ndërtuar nga firma “EMI” shpk dhe banuar që nga viti 2004-2005, Pallati është në një pozicion mjaft afër me Pazarin e Ri/Sheshin “Avni Rustemi” 300 m larg, në Rr.”Hoxha Tasim” mbi degëzimin e Rr.”Beqir Luga”, në krahun e djathtë në ngjitje, nga trotuari futesh në kalimin në formë tuneli, tek Klinika Dentare”Renis” dhe ajo e ORL-së-Radovani, ose përballe Optikës “Roma”Pozicioni i pallatitPallati gjendet 300m nga Sheshi “A.Rustemi”/Pazari Ri, në të majtë të Rr.”Hoxha Tahsim” kur ngjitesh/ drejtimi Dajtit, si dhe është 400m nga kryqëzimi i Rr.”H.Tasim” me Unazën qëndrore (tek Rr. Bardhyl / Xhamllik) dhe 300 m nga Ministria e Jashtme/Unaza/Lana. Pallati, gjendet në linjën e dytë të rrugës dhe nëpërmjet një tuneli kalohet në hyrjet e pallatit. Pallati është në një zonë/mikro-zonë (Rr.”H.Tasim”) mjaft të preferuar, të qetë, të pastër dhe lehtësisht e aksesueshme edhe në këmbë nga disa drejtime. Pallati është në pozicion lindje-perëndim, me pamje nga ana e rr.”H.Tasim” dhe nga krahu i Lanës. Pallati i suvatuar nga jashtë dhe me kapotë për termo-izolim, i pajisur me ashensor per 3-4 persona, me shkallë me ndriçim natyral. Në çdo kat ka nga dy apartamente, kati i parë është klinike dentare dhe katet e tjera janë banimi. Aksesi/Futja tek pallati realizohet si nga Rr.”Hoxha Tasim”, po ashtu edhe nga Rr.”Tefta Tashko Koço” nëpërmjet rrugës lidhëse Rr.”Vllazën Huta”/ose “Rifat Bodinaku”.
Apartamenti cilësor dhe i bollshëm, i tipit 2+1, me sipërfaqe 109.7m2, në katin e 5-të mbi tokë (4-të banim). Ka pozicionin lindje dhe jug-lindje, si dhe veri-lindje dhe veri-perëndim, lehtësisht i ajrosshëm, si dhe çdo pjese është me dritë dhe ajrim natyral. Përbëhet nga një sogiorno të madhe, kuzhinë + zonë ngrënie, koridor në forme L-je, një banjo-dush të përbashkët dhe 2-dhoma gjumi (lindja dhe juglindja) njëra nga të cilat me banjo-dush, i shtruar i gjithi me pllaka cilësore ngjyrë kafe në mjalt, muret me suva dhe të patinuara, tavanet me punime dekorative gipsi, lartësia e apartamentit është mbi të zakonshmet rreth 290 cm, i mobiluar dhe kompletuar mirë, i ngrohtë në dimër dhe i freskët në verë, i pajisur me kondicionere në të gjitha hapësirat.
Përbërja/planimetria: Planimetri funksionale, me pamje lindje dhe jug-lindje, si dhe veri dhe veri-perëndim, nga dera/kryesore hyrëse kalohet në një hapësirë nga ku në të majtë kalohet në pjesën e ndënjes/sogiorno-kuzhinë. Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, kur futesh majtas gjendet zona e kuzhinë-ngrënie, e kompletuar, me dritare nga veri-perëndimi, e cila komunikon në mënyre të hapur me zonën e ndënjes/sogiornon, e cila gjendet më e spostuar drejt kur futesh, kjo zonë është me derë-dritare të madhe (vetratë) nga veri-perëndimi, nga ku kalohet në ballkonin, relativisht të bollshëm, formë drejtkëndore, i mbyllur me vetratë ngjyrë gri të errët, dopio-xham dhe me pamje nga veri, veri-perëndim, dhe veri-lindje (Dajti). Në të djathtë të hapësirës hyrëse gjendet një koridor formë katrore, nga ku kalohet në të gjitha pjesët e tjera të apartamentit. Në të dhjathtë koridorit gjendet dhoma e gjumit (matrimoniale), relativisht e bollshme, e mobiluar, me dritare nga jug-lindja (Lana, Rr.T.T.Koço), kjo dhomë ka edhe banjo-dush, përmasa mesatare, e kompletuar dhe funksionale. Po nga ky koridori, vazhdim në të djathtë gjendet dhoma tjetër e gjumit, e cila është e bollshme, e mobiluar (kryesisht me gusto per vajza), me dritare nga jug-lindja, (Lana, Rr.T.T.Koço). Në vazhdin të pjesës së koridorit drejt banjo-dush, e përbashkët, e bollshme, me dritare nga lindja dhe veri-lindja (Dajti), e kompletuar me pajisje cilesore dhe funksionale.
Muret dhe tavanetMuret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara dhe të lyera me ngjyra, të ndryshme të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë, tek pjesa e ndënjes ka edhe punime gipsi.
Dyshemeja
: është e shtruar e gjitha me pllaka, përmasa mesatare, cilësore, ngjyrë kafe në mjalt, ndërsa banjo-dush njera ngjyre qumështi-pana dhe tjetra blu e hapur.
Dyert e brendshmeprej druri, ngjyrë kafe klasike pak e hapur, dera ballkonit prej dur-alumini dopio-xham, imitim druri, ndërsa dritaret, vetratat e ballkonit me duralumin, ngjyrë gri errët, dopio-xham, me grila plastike në gri e errët (në jeshile).
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti ka qenë i përdorur nga të zotët, që nga ndërtimi dhe është mjaft i mirë-mbajtur, por ka disa vite që nuk banohet, pasi të zotët jetojnë jashtë vendit, dhe aktualisht është vendosur për shitje.
Dokumentacioni:Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes133’000 euro(€) i diskutueshëm, i kompletuar dhe mobiluar.
AdresaRruga “Hoxha Tasim”, Pallati 7-katësh, Shkalla 1, Kati 5-të, Apartamenti nr.15, 300m nga Pazari Ri/Sheshi “Avni Rustemi” dhe nga Min.Jashtme(Lana) Tiranë. 
adgss

Cel: 0696281433 adgss

*****************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa:Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtme
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com

  • Address Rruga "Hoxha Tahsim"
  • City Tirane

Compare listings

Compare
ADGSS
  • ADGSS