Ofrohet për qira një apartament modern 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe më të aksesueshme të Tiranës, pranë Pazarit të Ri, Poliklinikës, Ministrisë së Jashtme, Unazës së Madhe, Komisariatit të Policisë dhe shkollës “Ismail Qemali”.Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një pallati me ashensor dhe është projektuar për të ofruar funksionalitet, komoditet dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm është praktik dhe i menduar në çdo detaj, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod për banim.Pika më e veçantë e kësaj prone është veranda spektakolare prej 45 m², e cila rrethon apartamentin në tre anë dhe ofron një pamje të hapur nga Mali i Dajtit. Kjo hapësirë është ideale për relaks, ngrënie në ambient të hapur, kënd pushimi apo për të shijuar privatësinë dhe ajrin e pastër.Apartamenti ofrohet i mobiluar me stil modern, me mobilie cilësore dhe pajisje që plotësojnë çdo nevojë të jetesës së përditshme. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
Illyrian Home
Tel: 068 508 7006
Email: info@illyrianhome.al