Rreth kësaj prone
Disponohet për qira apartament 2+1 me standard të lartë banimi në Joy Residence, një kompleks modern dhe i mirëadministruar që ofron komoditet, qetësi dhe cilësi jetese.Apartamenti ndodhet në katin e 2-të dhe është i organizuar në mënyrë funksionale, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral. Prona ofron një sallon komod, kuzhinë të veçuar për gatim, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe mobilim luksoz të kuruar në çdo detaj. Apartamenti është i shtruar tërësisht me parket dhe disponon sistem kondicionimi në të gjitha dhomat, duke garantuar komoditet maksimal në çdo stinë të vitit.Një zgjedhje ideale për familje ose individë që kërkojnë një ambient komod, elegant dhe me standard të lartë banimi.
Karakteristikat e Pronës
- Tipologji 2+1
- 2 tualete
- Kati 2
- Mobilim luksoz
- Ambient gatimi më vete
- I shtruar me parket
- Sistem kondicionimi në të gjitha dhomat
- Ndriçim natyral dhe organizim funksional
- Kompleks rezidencial modern