VILE PER SHITJE NE RESORTIN KEPI I RODONIT ID: 530471003-254

  • 700.000€
, Lalzit Bay, Albania

Details

  • Price: 700.000€
  • Size: 186 m²
  • Bathrooms: 4
  • Type: Vile
  • Status: shitje
  • Mob / Tel: 0697017102

Description

Vilë Luksoze Elitare për Shitje në Resortin Kepi Rodonit, në Detin Adriatik.

Një projekt i veçantë me një koncpet unik, shumë pranë natyrës dhe me pamje nga deti.
Vila ka oborrin e saj me një privatësi totale, pishinë individuale dhe natyrisht magjinë e pamjes së pa cënuar.
Stili arkitekturës përshtatet me magjinë e vendit duke sjellë arkitekturën e gjelbër dhe të veçantë në cdo detaj.

Ndarja e ambienteve të ditës dhe të natës, prania e kornizave të mëdha të xhamit, format e kombinuara të interierit janë element goditës për këdo që njihet nga afër me këtë projekt.

Të dhenat kryesore:
Sip. totale trualli – 790 m2
Sip. trualli – 740 m2
Sip. ndërtimi – 220 m2
Sip. e brendshme – 186.5 m2
Sip. pishine – 34 m2

Organizimi:
– Dhomë ndenje
– Kuzhinë
– 4 dhoma gjumi
– 5 tualete
– Lavanderi
– Dhomë sauna
– Pishinë private
– Dy hapësira parkimi

Organizimi i brendshem i viles, eshte gjithashtu ideal per shfrytezimin e hapesirave ne dhoma hotelerie, gjithesej 4 dhoma, ku njera nga te cilat ofron nje dhome gjumi se bashku me dhome ndenje & kuzhine si dhe sauna. Mundesi investimi qe ju garanton kthim te shpejte dhe te sigurt!

Shërbimet që ofron resorti:
– Pastrimi i kopshtit dhe pishinës
– Mirëmbajtja e të gjitha hapësirave të përbashkëta – rruga, hapësira publike, ndriçimi
– Deponimi i ujërave të ndotura dhe mbledhja e mbeturinave
– Shërbimi administrativ dhe shërbimi postar
– Mundësitë e menaxhimit të jashtëm gjatë periudhës së papërdorur sipas kërkesave të pronarëve
– Parkim individual i sigurt dhe i siguruar me hapësira të mëdha kushtuar pronarëve të vilave dhe pushuesve
– Shërbim sigurie 24 orë që kontrollon të gjithë zonën e resortit
– Hapesira sportive të cilat përfshijnë fusha basketbolli dhe futbolli, si dhe një fushë tenisi

*Shenim i Rendesishem
Vila në Kepin e Rodon Green Village shitet pa mobilje.
Fotografitë nga njësitë e mostrave përdoren në mënyrë që klientët të kenë një ndjenjë të të jetuarit në vila.

  • Address Lalzit Bay, Albania
  • City Gjiri Lalezit

Contact Information

View Listings

Enquire About This Property

Compare listings

Compare
Remax Invest
  • Remax Invest