SHITET VILË 4-KATËSHE – SAUK, PRANË PORTËS SË GJELBËR 750,000 €

  • 750.000€
, Sauk

Details

  • Price: 750.000€
  • Size: 250 m²
  • Rooms: 5
  • Bathrooms: 3
  • Type: Vile
  • Status: shitje
  • Kati: 4
  • Mob / Tel: 00355686039100

Features

Description

SHITET VILË 4-KATËSHE – SAUK, PRANË PORTËS SË GJELBËR 750,000 €

 

SHITET VILË 4-KATËSHE – SAUK, PRANË PORTËS SË GJELBËR

Shitet vilë 4-katëshe, e restauruar vitin e fundit, e pozicionuar në një rezidencë në zonën e Saukut, ngjitur me Portën e Gjelbër. Prona ndodhet në një zonë të frekuentuar, të gjelbëruar dhe shumë të qetë, ideale për banim familjar.

Vila ka një sipërfaqe prej 60 m² për kat, me organizim funksional dhe hapësira të shfrytëzuara në mënyrë optimale.

Organizimi i vilës:

Kati -1: Garazh, një dhomë dhe një tualet.
Kati 1: Sallon i bollshëm ndenjeje dhe kuzhinë.
Kati 2: Dy dhoma dhe një tualet me ndriçim natyral.
Kati 3: Dy dhoma në papafingo dhe një tualet.

Karakteristikat dhe investimet:

E restauruar vitin e fundit.
Instalimet elektrike dhe hidraulike tërësisht të reja.
Kondicioner në çdo dhomë.
Shitet bosh, gati për mobilim sipas dëshirës së blerësit.
Parkimi dhe aksesi:

Hyrje e dedikuar për vilën.
Parkim privat.
Një post parkimi i mbyllur me qepen.
Mundësi parkimi edhe për një automjet tjetër përpara vilës.
Vila është e bashkëngjitur , ofron akses të dedikuar dhe ndodhet në një ambient të qetë, me gjelbërim dhe privatësi.

SHËNIM I RËNDËSISHËM:

Fotografitë e publikuara janë rendera ilustruese për të treguar një ide të mundshme të arredimit dhe organizimit të ambienteve. Vila aktualisht është e pamobiluar dhe shitet bosh, e gatshme për mobilim dhe arredim sipas shijes dhe preferencave të blerësit.

MUNDËSI PËRDORIMI EDHE PËR BIZNES!

Duke qenë se vila shitet bosh dhe është gati për mobilim e përshtatje sipas dëshirës, ajo ofron mundësi jo vetëm për banim, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare ose profesionale. Pozicioni në Sauk, në një zonë të frekuentuar dhe lehtësisht të aksesueshme, e bën pronën një alternativë interesante edhe për biznese të ndryshme, zyra apo aktivitete shërbimi.
Një mundësi e mirë për ata që kërkojnë një vilë shumëkatëshe në një nga zonat e kërkuara të Saukut, me investime të reja dhe mundësi për ta personalizuar sipas shijes së tyre.

Ka hipoteke: Po
E pa mobiluar
ID e Pronës: Neom153994
  • Address Sauk
  • City Tirane

Contact Information

View Listings

Enquire About This Property

Compare listings

Compare
Century 21 Impact
  • Century 21 Impact