Disponohet për shitje apartament duplex, i pozicionuar në katin 0, në një zonë shumë të qetë pranë Liqenit të Thatë. Prona është e sapo mobiluar me investime cilësore dhe vëmendje në çdo detaj, duke ofruar një ambient modern dhe funksional.Apartamenti është i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e reja dhe aktualisht funksionon me sukses si biznes Airbnb, duke e bërë një mundësi të mirë si për banim ashtu edhe për investim.Zona ku ndodhet karakterizohet nga ajri i pastër, qetësia dhe afërsia me Liqenin e Thatë.