Nëse kërkoni një apartament të bollshëm në një zonë të aksesueshme dhe me zhvillim të vazhdueshëm në Tiranë, ky 2+1+2 në rezidencën E-88, në rrugën Dritan Hoxha, është zgjedhja ideale. Ndodhet në katin e 7-të, me sipërfaqe totale 113.57 m² dhe orientim jug, çka i garanton dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Një mundësi e shkëlqyer për banim ose investim afatgjatë.
Specifikat e pronës:
Sipërfaqe totale: 113.57 m²
Kati: 7
Orientim: Jug
Organizimi i brendshëm:
Ambient ndenjeje + ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, ballkon.
Na kontaktoni për të rezervuar një vizitë ose për të marrë informacion mbi prona të tjera në shitje në Tiranë me dokumentacion të rregullt dhe çmime konkuruese.