Shitet Apartament 1+1, totalisht i mobiluar, Rruga Jordan Misja– 110,500 €
Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, ofrohet për shitje apartament 1+1 me sipërfaqe totale 81 m² dhe neto 69 m². Apartamenti ndodhet në një kompleks rezidencial të mirëadministruar, me kamera sigurie 24/7 dhe akses të menjëhershëm në Unazën e Vogël dhe Bulevardin e Ri.
📌 Detajet e pronës:
Organizuar në sallon të bollshëm me kuzhinë, dhomë gjumi, tualet dhe verandë funksionale 23 m² që shtrihet përgjatë të gjithë apartamentit.
Ndërtesë cilësore, ndërtuar në Dhjetor 2015
Ofrohet totalisht i mobiluar me arredim modern
Me dokumentacion të rregullt hipotekor
🚗 Opsionale: Post parkimi në katin -1 me çmim ekstra 30,000 €
✅ Ideal për banim komod ose për investim, falë pozicionit strategjik dhe kërkesës së lartë në zonë!
📞 Na kontaktoni për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë.