Shitet apartament 1+1 në zonën e Freskut, një nga zonat më të preferuara për banim për shkak të qetësisë, ajrit të pastër dhe aksesit të lehtë me pjesë të ndryshme të qytetit. Apartamenti ndodhet shumë pranë Market Anes, në një zonë të zhvilluar me të gjitha facilitetet e nevojshme si markete, farmaci, shkolla dhe transport publik.
Prona është pjesë e një ndërtimi të mirëadministruar dhe të pajisur me ashensor. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të (jo i fundit), çka e bën atë një zgjedhje shumë të mirë për ata që kërkojnë qetësi, ndriçim natyral dhe pamje të hapur.
Falë orientimit jug-lindje, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për banim. Organizimi i brendshëm është shumë funksional dhe përfshin një dhomë ndenjeje të bollshme së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi komode, një tualet dhe një ballkon që ofron një pamje spektakolare dhe të hapur nga qyteti i Tiranës.
Apartamenti ofrohet plotësisht i mobiluar me mobilim bashkëkohor dhe është i pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e reja, duke e bërë gati për banim të menjëhershëm pa pasur nevojë për investime shtesë.
Sipërfaqja totale e apartamentit është 68 m² dhe përbën një mundësi shumë të mirë si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Apartamenti disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.
Për më tepër informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni në numrin e telefonit 0692033500.