Shitet apartament 1+1 te ish Fusha e Aviacionit me pamje nga shëtitorja, në një zonë të qetë, familjare dhe shumë të preferuar të Tiranës, e cila ofron akses të lehtë në shërbime, njësi tregtare dhe ambiente rekreative. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të banim, jo i fundit dhe ofrohet i mobiluar duke qenë një alternativë e përshtatshme për ata që kërkojnë një pronë të gatshme për banim ose për investim. Orientimi mundëson ndriçim natyral gjatë ditës, ndërsa tualeti me dritare ofron ajrosje natyrale.
Karakteristikat e Pronës
- Ambient ndenje dhe gatimi
- Dhomë gjumi
- Tualet me dritare
- Ballkon
- I mobiluar
- Kondicioner
- Objekt me 2 ashensorë
- Hapësira të gjelbra dhe kënde lojrash
- Orientimi Jug-Perëndim
- Kati i 8 banim (jo i fundit)