Shitet dyqan në zonën e Astirit, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë, me kërkesë të lartë për biznese dhe investime. Zona ofron akses të mirë, densitet të lartë banimi dhe mundësi të shumta për zhvillim aktivitetesh të ndryshme.
Ambienti ndodhet në katin 0 dhe ka një sipërfaqe prej 63 m², i pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor. Organizimi i brendshëm paraqet kubaturë të rregullt, duke e bërë hapësirën funksionale dhe lehtësisht të adaptueshme për një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi.
Dyqani është i investuar plotësisht: instalime audio, kamera sigurie, sistem alarmi, instalime elektrike të reja dhe tavan gipsi me ndriçim modern me spote LED të mëdha.
Kontaktoni për më shumë informacion ose vizitë:0692033500