Ofrohet për qira një apartament me sipërfaqe 80 m², i pozicionuar pranë Shkollës së Kuqe, në një nga zonat e konsoliduara dhe të aksesueshme të Tiranës.Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një pallati ekzistues dhe ofron një organizim të përshtatshëm dhe funksional për një jetesë komode. Pozicioni i pronës mundëson akses të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit, transportin publik, markete, shkolla, farmaci, shërbime dhe ambiente të ndryshme tregtare. Zona e Shkollës së Kuqe është një zgjedhje praktike për banim, falë infrastrukturës së konsoliduar dhe lidhjes së mirë me pjesë të ndryshme të Tiranës.