Jepet me qira apartament 2+1 të mobiluar, në Rrugën e Elbasanit, pranë Big Market dhe përballë Ambasadës Amerikane. Vendndodhja është një nga avantazhet kryesore të kësaj prone, falë aksesit të lehtë në shërbime të përditshme, supermarkete, institucione, universitete, banka dhe njësi tregtare. Zona ofron lidhje të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe akset kryesore të qytetit, duke e bërë apartamentin një zgjedhje të përshtatshme për familje dhe profesionistë që kërkojnë komoditet dhe akses të mirë urban. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri me ashensor dhe ofron ambiente të bollshme, ndriçim natyral dhe orientim lindje.
Karakteristikat e Pronës
- Sipërfaqe bruto: 112 m²
- Sipërfaqe neto: 100 m²
- Tipologjia: 2+1
- 2 tualete
- 2 ballkone
- 3 kondicionerë
- Apartamenti është i sapo lyer
- E mobiluar
- Kati i 8-të i banimit
- Pallat me ashensor
- Orientimi: Lindje
- Garazh në katin -1 -Opsional 15,000 lekë/muaj per garazh