Rreth kësaj prone
Disponohet për qira apartament 1+1 i mobiluar me stil komod dhe funksional, i pozicionuar në katin e 8-të të një pallati të ri me ashensor, në zonën e Fushës së Ali Demit. Vendndodhja ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi dhe tualet. Prona karakterizohet nga ndriçimi i bollshëm natyral, është e shtruar plotësisht me parket dhe e pajisur me sistem kondicionimi. Mobilimi i përzgjedhur me kujdes krijon një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për banim.Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni :IllyrianHome. Tel: 068 508 7006.
Karakteristikat e Pronës
- Tipologjia: 1+1
- Kati i 8-të
- Pallat i ri me ashensor
- I mobiluar
- I shtruar plotësisht me parket
- Sistem kondicionimi
- 1 Ballkon
- Ndriçim natyral i bollshëm
- Zonë e preferuar dhe me akses të lehtë