Jepet me qira ambient biznesi Duplex, i pozicionuar në një nga zonat më strategjike dhe të aksesueshme të Tiranës, në Rrugën Islam Alla, me akses të menjëhershëm me Myslym Shyrin dhe Rrugën e Kavajës. Ambienti organizohet në dy nivele funksionale, ofron hapësira të bollshme, ndriçim natyral dhe fasadë të favorshme për ekspozim biznesi. Vendndodhja premium dhe lidhja direkte me akset kryesore të qytetit e bëjnë pronën ideale për aktivitete të ndryshme si klinikë, zyra, qendër estetike, showroom, studio profesionale, kurse apo biznese të tjera elitare.