Jepet apartament me qira i tipologjisë 1+1 në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, në Bllok. Apartamenti ndodhet në një pallat të mirëadministruar dhe ofron kushte shumë të mira jetese, i përshtatshëm për individë apo çifte që kërkojnë komoditet dhe stil modern.
Banesa është e organizuar në një ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një tualet dhe ballkon. Apartamenti është i mobiluar në mënyrë bashkëkohore, me mobilje cilësore dhe funksionale, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm. Një avantazh i madh është fakti që është i pabanuar më parë, duke ofruar gjithçka të re.
Zona e Bllokut ofron akses të menjëhershëm në bare, restorante, supermarkete dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode dhe aktive.
Çmimi: 800 euro/muaj.
Për më tepër informacion na kontaktoni në nr. e telefonit 0692033500.