Shitet Apartament 3+1+2+Verande, Kopshti Botanik!
Shitet Apartament luksoz penthouse 3+1+2 + Verande, i cili ndodhet në katin e 8-të një ndertese me lokacion te favorshem, e pajisur me dy ashensore.
Apartamenti perbehet nga 3 dhoma gjumi, sallon ndenje dhe ambient gatimi, 2 tualete dhe nje depo, ka një sipërfaqe totale prej 350 m², ku perfshihen: siperfaqe neto e apartamentit 190 m² ,siperfaqe e verandes 126.4 m² dhe siperfaqet e perbashketa.
Në çmimin e shitjes perfshihen dy poste parkimi, në katin -1 te nderteses, me akses nepermjet ashensorit.
Apartamenti penthouse ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës, vendodhja e tij ka akses ne Autostrade, Kopshtin Botanik dhe zonen e Kodres se Diellit. .
Prona posedon dokumentacion te rregullt hipotekor.
Mobilimi luksoz dhe hapësirat e bollshme te apartamentit ofrojnë komoditet maksimal, ndërsa veranda e madhe është ideale për relaksim dhe organizim eventesh familjare.
Per me shume informacion dhe vizite ne prone mos hezitoni te me kontaktoni!