Apartament 3+1+2 për shitje në Morina City Palasë, Dhërmi
Shitet apartament modern 3+1+2, pjesë e kompleksit të ri rezidencial Morina City, në Palasë, një nga zonat më të bukura dhe më të kërkuara të bregdetit shqiptar, shumë pranë detit Jon.
Apartamenti është aktualisht në fazat fillestare të ndërtimit, duke ofruar një mundësi ideale për investim apo për një shtëpi pushimi në një rezidencë moderne pranë detit.
📐 Sipërfaqe totale: 164.3 m²
🚗 Post parkimi i dedikuar i përfshirë në çmim
Organizimi i brendshëm:
Korridor shpërndarës
Sallon i bollshëm së bashku me kuzhinën
3 dhoma gjumi
2 tualete
2 ballkone
Kompleksi Morina City është projektuar për të ofruar një stil jetese modern dhe komod, në një ambient të qetë dhe të rrethuar nga bukuria natyrore e rivierës shqiptare.
Një mundësi shumë e mirë investimi në një nga destinacionet më ekskluzive të jugut të Shqipërisë.
📞 Kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë.
ID:530181070-383