Illyrian Home ofron me qira një apartament 2+1 të mobiluar, të pozicionuar në një nga akset e njohura të Tiranës, në Rrugën e Elbasanit, pranë Big Market dhe përballë Ambasadës Amerikane. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri me ashensor dhe ofron një organizim të përshtatshëm për banim, me 2 tualete dhe 2 ballkone.
Karakteristikat e Pronës
- Çmimi: 70,000 lekë/muaj – pa garazh
- Çmimi: 85,000 lekë/muaj – me garazh
- Tipologjia: 2+1
- Tualete: 2
- Ballkone: 2
- Kati: 8
- Ashensor: Po
- Mobilimi: I mobiluar
- Garazh: Opsional
- Zona: Rruga e Elbasanit, Tiranë