Ofrohet me qira apartament 2+1, i pozicionuar në Rrugën Janos Hunyadi , në një nga zonat më të preferuara dhe të aksesueshme të Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Gardës dhe Liqenit të Madh. Vendndodhja strategjike dhe organizimi i hapësirave e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për zyrë. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 120 m² bruto dhe 116 m² neto , ofron ambiente të bollshme, të ndriçuara dhe funksionale. Organizimi përfshin një sallon të gjerë ndenjeje, dy dhoma gjumi, kuzhinë, dy tualete dhe dy ballkone, duke ofruar komoditet dhe hapësirë të mjaftueshme për një familje ose aktivitet zyre. Apartamenti është i pamobiluar, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë për ta përshtatur sipas nevojave dhe stilit të tij. Disponon parket në të gjithë sipërfaqen, ndërsa njëri prej tualeteve është i restauruar. Prona ndodhet në një ndërtim të vitit 2010, me ashensor dhe akses të lehtë nga rruga kryesore. Pozicioni i saj ofron lidhje të shpejtë me akset kryesore të qytetit.
Karakteristikat e Pronës
- Sipërfaqe: 120 m² bruto / 116 m² neto
- 2 dhoma gjumi
- Sallon i bollshëm
- Kuzhinë
- 2 tualete
- 2 ballkone
- Parket në të gjithë apartamentin
- Një tualet i restauruar
- I pamobiluar
- Ndërtim i vitit 2010
- Ashensor
- Me hipotekë
- Akses i drejtpërdrejtë dhe i lehtë nga rruga kryesore
- I përshtatshëm për banim ose zyrë