Rreth kësaj prone
Jepet me qira një apartament 2+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Don Boskos, përballë shkollës “Kristo Frashëri”. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati me ashensor, duke ofruar një kombinim shumë të mirë të komoditetit, pozicionit dhe aksesit në shërbime. Apartamenti është pjesërisht i mobiluar dhe ka një organizim funksional, i përshtatshëm për një familje, çift ose persona që kërkojnë një banesë në një zonë të mirë të Tiranës. Vendndodhja është një nga avantazhet kryesore të pronës, pasi ndodhet pranë shkollës, kopshteve, supermarketeve, farmacive, bareve dhe restoranteve, si dhe me akses të shpejtë në transportin urban dhe akset kryesore të qytetit
Karakteristikat e Pronës
- Ambient ndenje dhe gatimi
- 2 Dhoma gjumi
- Tualet
- Ballkon
- Pjeserisht i mobiluar
- Kati 5 banim
- Pallat me ashensor