Apartament 2+1 me qira tek Rruga e Elbasanit, tek 7 Xhuxhat
Jepet me qira apartament me tipologji 2+1 në Rruga e Elbasanit, pranë zonës së njohur si 7 Xhuxhat. Apartamenti është i sapo mobiluar dhe jepet për herë të parë me qira, duke ofruar kushte moderne dhe komoditet maksimal për një jetesë të rehatshme.
Prona është e organizuar në mënyrë funksionale, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Mobilimi është luksoz dhe bashkëkohor, i pajisur me të gjitha orenditë dhe elektroshtepiaket e nevojshme për një jetesë sa më komode. Çdo detaj është menduar për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe praktik për banorët.
Apartamenti ndodhet në katin e 3 të një pallati të mirëadministruar, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, me akses të lehtë në qendër, institucione, shkolla dhe shërbime të ndryshme.
Çmimi: 800 euro/muaj
Për më tepër informacion më kontaktoni në numrin e telefonit 0692033500