Ambient per Qira ne Vaqarr
Jepet ambient me qira në zonën e Vaqarrit, i pozicionuar në katin e dytë të një ndërtese me ashensor, buzë rrugës kryesore. Ambienti ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 1150 m², çka e bën të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh si fasoneri, magazinim, biznese prodhimi apo shërbime të ndryshme. Objekti ofron akses të lehtë dhe dukshmëri të mirë për shkak të vendndodhjes strategjike. Ambienti do të lirohet në fund të muajit dhe është një mundësi shumë e mirë për zhvillim biznesi. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni.
ID: 530551001-395