Kompleksi i Vilave Long Hill ofron ambjente intime dhe familjare. Larg nga zhurma dhe jeta e vrullshme e qytetit, në Long Hill ju keni mundësinë të shfrytëzoni hapësirat dhe sheshet e vogla për relaksim dhe argëtim, në një ambient të pastër, të bukur dhe të shëndetshëm.
Gjatë bashkëjetesës në Long Hill ju do të ndjeni më pranë natyrën dhe do të keni mundësi të praktikoni sporte të ndryshme në ambiente të hapura. Vend të rëndësishëm zënë pishinat, sheshet e lojërave dhe qendra e shëndetit.
Jepet vilë me qera me sipërfaqe totale 450m2 dhe 200m2 ndërtim, vila është 2 katëshe me tipologji 4+1+4 ku është e organizuar në 4 dhoma të mëdha gjumi ku njëra prej tyre është me garderobë, 4 tualete me ngrohje. Vila ka parkim të mbyllur dhe oborr. Jepet me qera e mobiluar në mënyë moderne.
Qeraja është 2800 Euro/muaj.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!