AMBIENT BIZNESI PËR SHITJE, RRUGA KONGRESI I MANASTIRIT, TIRANË
Ofrohet për shitje ambient biznesi i pozicionuar në Rrugën Kongresi i Manastirit, Tiranë, në një vendndodhje strategjike, buzë rrugës kryesore, me akses dhe vizibilitet të lartë.
Specifikat e pronës:
Sipërfaqe totale: 424.15 m²
Organizimi në 4 njësi: 88.67 m², 134.50 m², 83.63 m², 117.35 m².
Kati: 1
Pozicionim buzë rrugës kryesore
Standarde elitare ndërtimi, me cilësi dhe siguri maksimale
Falë sipërfaqes dhe pozicionimit të favorshëm, ambienti ofron mundësi të shumta shfrytëzimi për aktivitete të ndryshme biznesi, si klinikë mjekësore, laborator, zyra, qendër kursesh, call center apo aktivitete të tjera komerciale.
Një mundësi ideale për investim ose zhvillimin e aktivitetit tuaj në një nga zonat e aksesueshme të Tiranës.
Për më shumë informacion, konsulencë të detajuar dhe organizimin e një vizite në pronë, ju ftojmë të kontaktoni RE/MAX Invest.