Ofrohet për shitje apartament 2+1 me 2 tualete, i pozicionuar pranë Kopshtit Zoologjik, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për banim dhe investim.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të, në një pallat me ashensor, dhe disponon 93 m² sipërfaqe bruto dhe 84 m² sipërfaqe neto. Ka orientim Jug-Lindje, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral, ndërsa një nga dy ballkonet ofron pamje të këndshme drejt gjelbërimit të Kopshtit Zoologjik.
Prona ka një organizim funksional dhe përbëhet nga ambienti i ndenjes, hapësira e gatimit, dy dhoma gjumi, 2 tualete, ku njëri ndodhet në dhomën matrimoniale, si dhe një koridor shpërndarës.
Apartamenti është i shtruar me parket në të gjithë sipërfaqen, disponon 2 kondicionerë, ndriçim të varur dhe 2 ballkone. Shitet i mobiluar, sipas gjendjes së paraqitur në foto.
Të dhënat e pronës:
Apartament i përshtatshëm për banim familjar, por edhe si investim, falë pozicionit të favorshëm, aksesit dhe afërsisë me një nga zonat më të gjelbra të Tiranës.