Rreth kësaj prone
Ofrohet per shitje apartament 1+1+ballkon, i pozicionuar në Rrugën Fadil Bodinaku, në zonën e Ish-Stacionit të Fundit të Tiranës së Re, pranë Urës së Nisharakut përballe Deliorgjit. Zona ofron akses të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit dhe në shërbimet e nevojshme të përditshme.Apartamenti ndodhet në katin e 5-të, dhe disponon ashensor dhe dokumentacion të rregullt hipotekor. Prona ka një sipërfaqe prej 50 m² neto dhe 55.5 m² bruto, me organizim funksional në ambient ndenjeje me kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualet. Tualeti ka dritare, duke siguruar ajrosje dhe ndriçim natyral. Apartamenti është totalisht i restauruar, me punime të reja dhe materiale cilësore. Është i shtruar me parket dhe karakterizohet nga ndriçimi i bollshëm natyral falë orientimit Lindje.