Rreth kësaj prone
Kompania IllyrianHome prezanton një pronë ekskluzive për shitje në një nga zonat më të bukura dhe të paprekura të rivierës shqiptare, në Gjipe. E pozicionuar në një vendndodhje panoramike, kjo tokë ofron pamje mahnitëse nga deti dhe natyra përreth, duke krijuar një ambient ideal për investim apo zhvillim turistik. Prona ka akses të lehtë si nga zona e Jalë Beach, ashtu edhe nga Ilias, zonë e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe qetësinë që ofron. Në afërsi të tokës ndodhen të gjitha infrastrukturat bazë, përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, duke e bërë të gatshme për zhvillim të menjëhershëm. Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi falë: Pozicionit strategjik dhe pamjes panoramike nga deti Potencialit të lartë për ndërtim vilash luksoze, resort apo bujtinë turistike Zonës në zhvillim të shpejtë dhe me kërkesë të lartë për turizëm elitar Ambientit të qetë dhe natyrës së paprekur përreth Aksesit të mirë dhe lidhjes me zonat kryesore turistike të rivierës Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Një mundësi ideale për investitorë që kërkojnë një aset unik në bregdetin shqiptar. Mundësi për më shumë sipërfaqe.
Karakteristikat e Pronës
- Vendndodhje shumë e favorshme në zonën e Gjipe
- Pamje panoramike mahnitëse nga deti
- Zonë turistike me potencial të lartë zhvillimi
- E përshtatshme për investim (resort, vila, bujtinë)
- Akses i lehtë nga rruga kryesore
- Ambient i qetë dhe natyrë e paprekur
- Distancë e shkurtër nga plazhi
- Dokumentacion i rregullt (me certifikatë pronësie)