Shitet apartament 1+1 i mobiluar në zonën e Yzberishtit, pranë Kompleksit Fratari, një nga zonat më të kërkuara për banim falë aksesit të lehtë dhe faciliteteve që ofron.
Apartamenti ka sipërfaqe totale 60 m² dhe ndodhet në katin e 6-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor. Organizohet në sallon së bashku me ambientin e gatimit, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Shitet i mobiluar, duke ofruar mundësi të menjëhershme banimi ose investimi.
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe ofron mundësi kreditimi bankar.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.