Apartament 2+1 në shitje, në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, ngjitur me hyrjen e Kompleksit “Kodra e Diellit 1”. Apartamenti ndodhet mes gjelberimit, ajrit të pastër dhe qetesisë që ofron kjo zonë.
Zona ofron supermarkete, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime, etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat me 6 kate të vitit 2010, me rifinitura shumë të mira. Ka mobilim neoklasik druri Italian shumë cilësor, i shtruar me parket druri, sistem kondicionimi, dritare dopio duroalumini te pajisura me grila etj.
Apartament 2+1 në shitje, me sipërfaqe neto 122 m2 (bruto 144 m2), kati i 5-të, me orientim lindje – perëndim. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet dhe ka mundësi përshtatje dhe në 3+1.
Me certifikatë pronësie.
https://inf-93.com/property/4160/prane-kompleksit-kodra-e-diellit-inf1826.html