Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.
Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 12 kate me ashensor.
Apartament 2+1 me pamje nga deti në shitje, me sipërfaqe neto 125.33 m2 (bruto 141.84 m2), kati i 6-të nga toka. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet, depo dhe ballkon.
Çmimi i apartamentit 526,936 Euro + 30,000 Euro post parkimi = 556,936 Euro
Parashikuar të përfundojë në vitin 2029.