Shitet apartament 2+1+ballkon, i sapo arreduar me mobilim totalisht të ri, i konceptuar me një organizim funksional që shfrytëzon maksimalisht çdo hapësirë. Prona ndodhet në një nga zonat më të favorshme të qytetit, përballë Delijorgjit, një pozicion që ofron akses të menjëhershëm me Unazën dhe lidhje të shpejtë me pjesë të ndryshme të Tiranës. Zona karakterizohet nga zhvillim i qëndrueshëm, infrastrukturë e konsoliduar dhe kërkesë e lartë për banim dhe investim. Afërsia me institucionet arsimore, shërbimet ditore dhe facilitetet e nevojshme e bën këtë apartament një zgjedhje shumë praktike për jetesë familjare, ndërsa pozicioni strategjik rrit ndjeshëm potencialin për investim. Apartamenti ndodhet në një pallat me ashensor dhe ofron hapësira të bollshme, kjo pronë përfaqëson një kombinim ideal midis komoditetit, vendndodhjes strategjike dhe potencialit të lartë për investim.