OKAZION PËR SHITJE – SHTËPI PRIVATE PRANË ISH-FABRIKËS SË TULLAVE, VLORË
Në një zonë të qetë dhe shumë të përshtatshme për jetesë familjare, ofrohet për shitje një shtëpi private me oborr të gjerë, e pozicionuar pranë ish-Fabrikës së Tullave në Vlorë. Kjo pronë është një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë rehati, privatësi dhe hapësirë, vetëm pak minuta larg zonave kryesore të qytetit.
Shtëpia është e mobiluar dhe gati për banim, me organizim funksional dhe ambiente të ndriçuara natyralisht. Ajo përbëhet nga një sallon i bollshëm, kuzhinë e veçuar, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe një ballkon të gjerë që i jep pronës ajrosje dhe komoditet në çdo pjesë të saj.
Një vlerë e shtuar e kësaj prone është edhe depoja në katin -1, e cila mund të përdoret si ambient ndihmës, magazinë apo garazh, sipas nevojës së familjes.
Oborri i madh që rrethon shtëpinë krijon mundësi ideale për parkim, gjelbërim, kënd relaksi apo aktivitete familjare në ambient të hapur. Pozicioni i saj, vetëm 200 metra nga rruga kryesore, ofron akses të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit, shkollave, marketeve dhe çdo shërbimi të nevojshëm.
Karakteristikat kryesore:
✔️ Truall 415 m²
✔️ Shtëpi e mobiluar dhe e gatshme për banim
✔️ 2 dhoma gjumi
✔️ 1 tualet
✔️ Kuzhinë e veçuar
✔️ Depo në katin -1
✔️ Oborr i gjerë
✔️ Hapësirë parkimi
✔️ Zonë rezidenciale dhe e qetë
✔️ Me hipotekë
Çmimi: 175,000 €
Një pronë që kombinon shumë mirë hapësirën, qetësinë dhe aksesin, duke e bërë një zgjedhje të zgjuar si për banim ashtu edhe për investim.
📞 Për informacione ose vizitë në pronë më kontaktoni:
RE/MAX DELUXE VLORE
Nr Kontakti: +355 69 44 11 311
Përball Conad, Vlorë, Shqipëri
Ju mirëpresim!