Apartament 2+1 me Super Verandë 130 m² për Shitje
📍 Rruga e Portit, Vlorë
Në një nga zonat më të preferuara të qytetit, pranë plazhit dhe marinës, ofrohet për shitje ky apartament 2+1 që spikat për hapësirën e jashtme të rrallë dhe organizimin komod të brendshëm.
📐 Sipërfaqe ndërtimi: 101 m²
🌿 Verandë private: 130 m²
🏢 Kati i 3-të, ndertim i Ri
Apartamenti përbëhet nga një sallon i bollshëm me zonë ngrënieje dhe dalje direkte në verandë, kënd gatimi i integruar, dy dhoma gjumi komode dhe një tualet modern. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht falë orientimit Jug-Perëndim.
Shitet i mobiluar dhe është gati për banim të menjëhershëm. Veranda prej 130 m² ofron mundësi ideale për kënd relaksi, mini-kopsht apo organizime familjare, duke krijuar ndjesinë e një shtëpie me oborr privat.
Ashensor
Ajrim qendror
Dritare dopio xham
Zonë rezidenciale dhe komerciale
Dokumentacion i rregullt hipotekor
Një zgjedhje ideale për familje ose investim në një nga zonat me kërkesë të lartë në Vlorë.
💶 Cmimi: 250,000 €
📞 Për informacione ose vizitë në pronë më kontaktoni:
RE/MAX DELUXE VLORE
Nr Kontakti: +355 69 44 11 311
Përball Conad, Vlorë, Shqipëri
Ju mirëpresim!