Apartament 1+1 për qira me post parkimi në qendër!
Ofrohet për qira një apartament 1+1 me hapësira të bollshme dhe organizim funksional, i përshtatshëm për jetesë komode në qender.
Apartamenti organizohet në një sallon të madh dhe të ndriçuar, kuzhinë të veçuar, një dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon të bollshëm, i cili aksesohet si nga salloni ashtu edhe nga dhoma e gjumit. Orientimi i favorshëm mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Prona është e mobiluar plotësisht në stil modern dhe ofron të gjitha kushtet për një jetesë të rehatshme. Ndodhet shumë pranë qendrës, me akses të menjëhershëm në shërbime, transport dhe facilitete të ndryshme.