
Ambient Biznesi Premium me Qera

Lungomare, Rruga Dhimitër Konomi , Vlore
Një mundësi elitare për çdo biznes që kërkon vizibilitet maksimal dhe lokacion strategjik në zonën më të frekuentuar të Vlorës – Lungomare.
Ofrohet për qera një ambient biznesi në katin 0 të një pallati të ri, me standarde bashkëkohore ndërtimi, i pozicionuar pas Bar “Da Vinci”, në rrugë paralele me Lungomaren dhe njëkohësisht me dalje direkte në rrugën kryesore. Ky pozicion garanton fluks të lartë kalimtarësh dhe akses të shkëlqyer gjatë gjithë vitit.

Detaje Kryesore:

Sipërfaqe Neto: 444 m²

Fasadë xhami në 3 anë – ndriçim natyral maksimal & ekspozim i jashtëzakonshëm

Strukturë moderne dhe hapësirë e organizueshme sipas nevojës së biznesit

I përshtatshëm për aktivitete me profil përfaqësues

Ideale për:
Supermarket
Showroom
Farmaci / Klinikë / Palestër
Materiale ndërtimi
Bankë, zyra, institucione shërbimi
Çdo aktivitet tregtar që kërkon prezencë të fortë vizuale
Ky ambient ofron kombinimin perfekt të hapësirës, imazhit profesional dhe pozicionimit premium, duke e bërë një zgjedhje strategjike për biznese që duan të rriten dhe të dallohen në treg.

Cmimi sipas kerkeses
https://www.remax-albania.com/530401002-1099

Për informacione ose vizitë në pronë më kontaktoni:
RE/MAX DELUXE VLORE
Nr Kontakti: +355 69 44 11 311
Përball Conad, Vlorë, Shqipëri
Ju mirëpresim!