Vile per qira ne Rezidencen Olive Grove!
ID: Billion2533
Vile me Qira ne Rezidencen Olive Grove. Ndodhet ne nje nga rezidencat me te reja dhe nga me cilesoret ne zonen e Mulletit ne periferi te Tiranes. Ajo ofron hapesira te perbashketa si lulishte, fusha sportive ne nje ambjent me shume gjelberim dhe ajer te paster. Rezidenca “Olive Grove” ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash sigurie CCTV, 3000 m2 zonë rekreative me sipërfaqe të gjelbër, kënd lojërash për fëmijë, zonë sportive multifunksionale, bar/kafe, shërbime komerciale që i përshtaten kërkesës së banorëve, palestër, minibus për lëvizje në Tiranë, banim në komunitet etj. Vilat ofrojnë cilësi të lartë ndërtimi si fasadë e ajrosur me pllaka, dritare termike alumini me dopio xham, xhama të mëdhenj që ofrojnë ndriçim natyral dhe pamje panoramike. Orientimi i viles nga jug-lindja i jep diellezim ne pjesen me te madhe te dites. Vila perbehet nga 3 kate dhe organizohet nga ambjenti i gatim-ngrenies, 3 dhoma gjumi, 3 tualete, ballkone ne cdo kat si edhe nga nje verande dhe oborr me pamje clodhese. Mobilimi i viles eshte i ri, kualitativ dhe me pajisje elektroshtepiake nga me cilesoret. Vila ka sistem kondicionimi VRF dhe fasada eshte termike. Vila disponon gjithashtu edhe 2 poste parkimi. Per nje vizite ne prone mos hezitoni te na kontaktoni ne nr. +355692033500.
https://billionrealty.al/property/8175/vile-ne-rezidencen-olive-grove-billion2533.html