Vila e ndodhur në Residencën Kodra e Diellit 1. Ka një sipërfaqe totale 490.7 m2 në të cilën përfshihen sipërfaqja fizike 460.5 m2, sipërfaqja e përbashkët 2.1 m2, sipërfaqja e verandës 28.8 m2.
Vila përbëhet nga disa ambjente me funksionalitete të ndryshme. Vila ka hyrje individuale, në katin hyrës ndodhen 2 poste parkimi, ambjenti i ndenjes, gatimit me dalje në ballkon, e cila ka një pamje të mrekullueshme, orientim Lindje, në këtë kuotë kemi edhe një tualet, në katin e poshtëm që nga kjo kuotë ndodhen ambjentet e shërbimit gjithashtu edhe një ambjent ndenje me akses të jashtëm në verandë dhe pishinë. Në katin e ndërmjetëm të ambjentit të kuzhinës dhe ndenjes ndodhen 2 dhoma gjumi dhe një tualet.
Në katin e sipërm të vilës kemi të organizuara 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete.
Kjo vilë ka cmimin standart 1800 euro/m2
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!