Kompleksi i Vilave Long Hill ofron ambjente intime dhe familjare. Larg nga zhurma dhe jeta e vrullshme e qytetit, në Long Hill ju keni mundësinë të shfrytëzoni hapësirat dhe sheshet e vogla për relaksim dhe argëtim, në një ambient të pastër, të bukur dhe të shëndetshëm.
Gjatë bashkëjetesës në Long Hill ju do të ndjeni më pranë natyrën dhe do të keni mundësi të praktikoni sporte të ndryshme në ambiente të hapura. Vend të rëndësishëm zënë pishinat, sheshet e lojërave dhe qendra e shëndetit.
Jepet me qera vilë moderne me një sipërfaqe ndërtimi prej 220m2 dhe tipologji 3+1+3, është e organizuar në 3 dhoma gjumi, sallon me oxhak+kuzhinë dhe 3 tualete. Vila është totalisht e investuar.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!