Shitet vilë luksoze në Mullet. Vila ka strukturë dy katëshe dhe sipërfaqe 430 m2 ndërtim dhe 890 m2 tokë. Vila është ndërtuar para tre viteve dhe ka punime tepër cilësore. Vila ndodhet në një zonë mjaft të qetë , dy minuta larg nga Tegu dhe 10 minuta nga qendra e qytetit. Vila ofron dy hyrje të ndryshme në shtëpi , ka hapësirë të madhe para, portë elektronike, sistem alarmi dhe kamera në të gjithë ambjentin. Në katin e parë të një hyrje ndodhet salloni , ambjenti i gatimit dhe një tualet. Nga mbrapa shtëpisë ndodhet hyrja tjetër me dy dhoma të tjera. Kati i dytë përbëhet nga katër dhoma që janë të organizuara në këtë formë : një dhomë ndenje, një dhomë gjumi dhe një dhomë bilardoje. Vila ofron një suitë të projektuar nga një disanjër i famshëm, gjithashtu ka jakuzzi dhe kinema profesionale brenda në shtëpi. Vila shitet e mobiluar dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Për më shumë informacione apo për një vizitë në këtë pronë mos hezitoni të na kontaktoni.
ID: 31906