TEK KOMUNA E PARISIT, APARTAMENT 1+1 NE SHITJE!
ID: Billion2446
Shitet super apartament ne nje nga zonat me te mira ne Tirane, tek Komuna e Parisit. Apartamenti ndodhet ne nje nga rezidencat me cilesore qe po ndertohet ne Tirane, me vendodhje strategjike afer institucioneve arsimore, shoqerore, tregtare, kendeve te lodrave per femije etj. Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare. Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapsira të bollshme. Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t’u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit. Gridi i krijuar vjen i ruajtur me ngjyre neutrale në fasadë ku hapjet përkojnë me funksionin e vetë objektit. Luhet me ritmin në fasadë duke filluar nga harqet në katin përdhe, me carje vertikale në katet e para të shërbimeve, duke vazhduar më sipër në fasadë me një lloj ritmi vertikal-horizontal në carje. Sikurse mund të shihet objekti në grid-in e fasadës së tij ka disa momente gjelbërimi të cilat përkojnë me ambjentet e ”oborreve të brendshme” për vetë apartamentet. Hyrja ka nje siperfaqe 85.20m2, ndodhet ne katin e trete. Organizohet ne sallonin bashke me kuzhinen, dhomen e gjumit dhe tualetin. Ka planimetri te rregullt dhe orientim optimal. Per me shume informacion ose vizite ne prone na kontaktoni +355692033500!